Hero background

EAC – Oda Sllovene e bizneseve në Kosovë

Rrjeti Biznesor Slloveni–Kosovë

Shërbimet Kryesore

Promovojmë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Sllovenisë

Ne lidhim kompani, sektorë dhe institucione nga të dy vendet për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata biznesi.

Organizojmë ngjarje afariste dhe vizita në panaire

Koordinojmë misione ekonomike dhe i ndihmojmë bizneset kosovare të prezantohen në panaire në Slloveni dhe anasjelltas, duke rritur mundësitë e tregtisë.

Lehtësojmë takime B2B dhe rrjetëzim efektiv

Krijojmë mundësi takimesh direkte ndërmjet kompanive dhe ofrojmë platforma për ndarjen e përvojave dhe kontakteve të vlefshme.

Ofrim informacionesh dhe këshillash profesionale për investitorët

Sigurojmë orientim ligjor, fiskal dhe rregullator për të ndihmuar investitorët të marrin vendime të informuara dhe të suksesshme.

Përfaqësojmë dhe mbrojmë interesat e anëtarëve tanë

Jemi zëri i bizneseve para institucioneve shtetërore dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar një klimë të favorshme investimesh.

Nxisim investimet e huaja direkte

Promovojmë Kosovën si destinacion tërheqës për investitorët sllovenë dhe lehtësojmë procedurat për investimet e tyre.

Galeria e Imazheve

Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto Foto

Kush jemi ne?

E themeluar në vitin 2013, Oda Sllovene e Biznesit mbështet bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës dhe shërben si urë lidhëse për kompanitë që synojnë të zgjerojnë aktivitetin, të investojnë dhe të bashkëpunojnë në të dy tregjet. Si një platformë që promovon bashkëpunimin ekonomik dypalësh, Oda Sllovene e Bizneseve ofron mbështetje për anëtarët e saj në fusha kyçe si hyrja në treg, themelimi i bizneseve, promovimi i investimeve dhe angazhimi institucional. Ne bashkëpunojmë ngushtë me kompani, institucione shtetërore dhe organizata zhvillimore për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe për të nxitur një klimë të favorshme për biznesin ndërmjet dy vendeve. Oda luan një rol aktiv në lidhjen e aktorëve relevantë, krijimin e partneriteteve dhe nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë në të gjitha sektorët e ekonomisë. Duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërkufitar dhe duke promovuar zhvillimin e përbashkët ekonomik, Oda Sllovene e Biznesit mbetet një partner i besueshëm dhe i orientuar drejt rezultateve për bizneset që synojnë zgjerimin ndërkombëtar dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.

Drejtori

Bajram Fusha

Drejtor Ekzekutiv

Aktivitetet e fundit

Slovenia Event

Oda Sllovene e Bizneseve takon Ministren Kusari-Lila: Drejt Forumit Kosovë–Slloveni dhe investimeve të reja

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Bajram Fusha, u prit sot në takim nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila. Takimi shënoi një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje kyçe, ndër to: - Rritja e bashkëpunimit institucional për tërheqjen e investitorëve sllovenë dhe evropianë në Kosovë - Organizimi i Forumit të përbashkët Kosovë–Slloveni, si mundësi për forcimin e lidhjeve tregtare dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme - Zhvillimi i parqeve industriale dhe zbatimi i politikave të gjelbra për një zhvillim ekonomik afatgjatë. Ministrja Kusari-Lila prezantoi vizionin e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me iniciativa që sjellin investime cilësore, inovacion dhe vende të reja pune. Oda Sllovene e Bizneseve e vlerëson lartë këtë takim dhe mbetet e përkushtuar që së bashku me institucionet e Kosovës të krijojë mundësi konkrete për biznesin dhe investitorët.

📅 2026-03-31
Slovenia Event

Bashkëpunim Gjilan – Slloveni

Drejtori Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, z. Bajram Fusha, u prit sot në takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.Në takim u diskutua për hapat konkretë që do të ndërmerren për forcimin e lidhjeve ekonomike mes Gjilanit dhe Sllovenisë, me fokus të veçantë në: - Lehtësimin e qasjes së bizneseve gjilanas në tregun slloven dhe evropian - Ndërtimin e partneriteteve të reja biznesi - Hapjen e mundësive të reja për investime dhe zhvillim. Kryetari Hyseni theksoi se Gjilani mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit që sjellin vende të reja pune për qytetarët.Oda Sllovene e Bizneseve e vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë me veprime konkrete në periudhën e ardhshme.

📅 2026-03-27
Slovenia Event

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë në Forumin e Sektorit Privat

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë mori pjesë në Forumin e Sektorit Privat, i cili mblodhi përfaqësues të odave kryesore që funksionojnë në Kosovë, misioneve diplomatike dhe organizatave kyçe të biznesit që operojnë në Kosovë. Diskutimet u fokusuan në sfidat kryesore ekonomike dhe të biznesit me të cilat është përballur sektori privat, si dhe në prioritetet dhe objektivat për zhvillimin e tij të mëtejmë. Theks i veçantë iu kushtua prezantimit të qëllimeve dhe aktiviteteve konkrete të forumit, me qëllim përmirësimin e përgjithshëm të klimës së të bërit biznes dhe investimeve në vend. Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë mbetet e përkushtuar për të kontribuar në mënyrë aktive në dialogun politik, për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërkufitar dhe për të përfaqësuar interesat e anëtarëve të saj në kuadër të proceseve më të gjera reformuese që promovojnë një mjedis biznesi të qëndrueshëm ekonomik.

📅 2026-02-13
Slovenia Event

Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar për zhvillim rajonal

Oda Sllovene e Bizneseve, e përfaqësuar nga Drejtori Bajram Fusha, u takua me Kryetarin e Komunës së Ulqin për të diskutuar hapat konkretë të ardhshëm për projektin e Port Milena, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe krijimit të mundësive të reja për rritje dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Takimi gjithashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit të iniciativave ndërkufitare që nxisin bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe mbështesin zhvillimin afatgjatë për komunitetet në të dy anët e kufirit.

📅 2026-02-04
Slovenia Event

Forcimi i rrjeteve të biznesit dhe partneriteteve ndërkombëtare

Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, z. Bajram Fusha, ishte i ftuar dhe folës në takimin e fundvitit të organizuar nga Qendra e Bizneseve të Suharekës, ku u ndanë përvoja konkrete dhe shembuj suksesi të bashkëpunimit ndërkombëtar. Përmes rasteve reale, si bashkëpunimi me Semenarna, u theksua rëndësia e rrjetëzimit të strukturuar dhe partneriteteve të qëndrueshme për rritjen e bizneseve lokale dhe qasjen në tregjet evropiane. Në takim morën pjesë edhe Zëvendësambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Milena Radenkovic, si dhe përfaqësues komunalë dhe qendrorë të institucioneve, duke konfirmuar rolin kyç të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

📅 2025-12-21
Slovenia Event

Pritja e Fundvitit nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë dhe Oda Sllovene e Bizneseve

Më 11 dhjetor, Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Odën e Bizneseve Sllovene në Kosovë, organizoi Pritjen e Fundvitit për Komunitetin e Biznesit, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve, sektorit privat dhe trupit diplomatik. Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. z. Borut Blaj, theksoi forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe rolin në rritje të kompanive sllovene në Kosovë. Drejtori i Odës së Bizneseve Sllovene në Kosovë, z. Bajram Fusha, vuri në pah bashkëpunimin afatgjatë dypalësh dhe vizionin e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Pritja bashkoi përfaqësues të lartë institucionalë dhe komunitetin e biznesit, duke riafirmuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe angazhimit të sektorit privat për bashkëpunime dhe mundësi të reja në të ardhmen.

📅 2025-12-11
Slovenia Event

Takim biznesi mbi mundësitë e investimit dhe financimit ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës

Në bashkëpunim me Këshillin e Investitorëve Evropian dhe Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë, u bënë bashkë kompani sllovene që operojnë në Kosovë për të diskutuar mundësitë e investimit dhe financimit për kompanitë sllovene dhe kosovare. Pjesëmarrësit i përshëndeti Sh.T. z. Borut Blaj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, i cili theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës. Z. Bajram Fusha, Drejtor i Odës së Bizneseve Sllovene në Kosovë, prezantoi bashkëpunimin e vendosur ndërmjet kompanive kosovare dhe sllovene, rolin e Odës në mbështetjen e hyrjes në treg dhe zhvillimin e biznesit, si dhe kontributin e kompanive anëtare nga Sllovenia dhe Kosova. Ngjarja u pasurua gjithashtu me kontributin e z. Gem Maloku, Drejtor Ekzekutiv i Bankës NLB, i cili prezantoi perspektivën bankare mbi të bërit biznes në Kosovë. Diskutimi rikonfirmoi vlerën e dialogut të vazhdueshëm, bashkëpunimit dhe partneritetit institucional në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm, transparent dhe mbështetës për zhvillim të qëndrueshëm të biznesit dhe investimeve.

📅 2025-12-11
Slovenia Event

Kosovë–Slloveni drejt Forumit të Përbashkët Ekonomik

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Slloveni, Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, me fokus përgatitjet për organizimin e Forumit të Përbashkët Ekonomik Kosovë–Slloveni. Forumi synon të krijojë një platformë të strukturuar për dialog ekonomik, shkëmbim përvojash dhe nxitje të investimeve dhe partneriteteve ndërkufitare, në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në të dy vendet.

📅 2025-12-03
Slovenia Event

Takimi me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, e përfaqësuar nga Drejtori z. Bajram Fusha, u takua me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj, për të diskutuar fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës. Gjatë takimit u theksuan mundësitë e reja për partneritete, nxitja e marrëdhënieve tregtare dhe zhvillimi i iniciativave të përbashkëta që synojnë rritje të qëndrueshme ekonomike. Në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovenisë në Kosovë, Oda Sllovene e Bizneseve po përgatit hapa konkretë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, për të forcuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të krijuar mundësi të ndërsjella investimi për bizneset e të dy vendeve. Takimi shënon fillimin e një faze të re të marrëdhënieve ekonomike Kosovë–Slloveni, të bazuara në besim, bashkëpunim dhe një vizion të përbashkët për rritjen e ardhshme.

📅 2025-10-24
Slovenia Event

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë në MOS 2025

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë merr pjesë në Panairin MOS, një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare për biznes dhe industri në Celje të Sllovenisë. Panairi Ndërkombëtar MOS përfaqëson një nga platformat më të rëndësishme ekonomike në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Me një traditë të gjatë, MOS mbledh kompani lider, inovatorë dhe institucione zhvillimore që prezantojnë teknologjitë më të fundit, produktet prodhuese konkurruese, zgjidhjet e digjitalizimit dhe qasjet e reja drejt tranzicionit të gjelbër. Ky panair shërben si qendër e fuqishme rrjetëzimi, ku ndërmarrjet eksplorojnë tregje të reja, shkëmbejnë ekspertizë profesionale dhe ndërtojnë partneritete të orientuara drejt rritjes së qëndrueshme dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare. MOS njihet veçanërisht për potencialin që krijon në sektorët e prodhimit industrial, ndërtimit, transportit, energjisë, teknologjisë dhe zgjidhjeve moderne të jetesës. Pjesëmarrja e vazhdueshme e Odës Sllovene e Bizneseve në Kosovë në këtë panair forcon prezencën e bizneseve kosovare dhe sllovene, duke shërbyer si urë bashkëpunimi, promovimi dhe qasje të zgjeruar në tregjet evropiane.

📅 2025-09-21
Slovenia Event

Mirë se erdhet Ambasador Borut Blaj!

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë i uron mirëseardhje Ambasadorit Borut Blaj, i cili ka dorëzuar zyrtarisht kopjet e letrave kredenciale te z. Ardian Kolaj, Ushtrues Detyre i Shefit të Departamentit të Protokollit të Shtetit të Republikës së Kosovës. Ky moment shënon fillimin e mandatit zyrtar të Ambasadorit Blaj dhe një kapitull të ri në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës. I urojmë Ambasadorit Blaj shumë suksese në misionin e tij dhe presim me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm në avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.

📅 2025-08-26
Slovenia Event

Oda Ekonomike Sllovene në Kosovë në AGRA 2025

Oda Ekonomike Sllovene në Kosovë në AGRA 2025 Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë mori pjesë me krenari në AGRA 2025, panairin ndërkombëtar kryesor për bujqësi dhe ushqim në Gornja Radgona, Slloveni. Pjesëmarrja jonë në AGRA pasqyron misionin e Odës për të forcuar partneritetet ekonomike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, për të nxitur dialogun ndërmjet institucioneve dhe bizneseve, si dhe për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi në sektorin agro-ushqimor dhe më gjerë. Panairi edhe një herë u dëshmua si platformë e rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe afatgjata dhe për rritjen e dukshmërisë së Kosovës në tregjet rajonale dhe evropiane. Përmes këtij angazhimi, Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë rithekson rolin e saj si urë bashkëpunimi, investimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.

📅 2025-08-23
Slovenia Event

Mirënjohje Ambasadores së Sllovenisë, znj. Minca Benedejčič, për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë mandatit në Kosovë

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Ekselencën e Saj, znj. Minca Benedejčič, Ambasadore e Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e palëkundur gjatë mandatit të saj në Kosovë. Gjatë mandatit, Ambasadorja Benedejčič ka qenë një avokate e përkushtuar e bashkëpunimit ekonomik dhe një urë miqësie ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës. Angazhimi i saj proaktiv me komunitetin e biznesit ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në nxitjen e partneriteteve afatgjata. Jemi mirënjohës për partneritetin e saj të çmuar dhe i urojmë suksese të vazhdueshme në angazhimet e saj të ardhshme profesionale.

📅 2025-08-05
Slovenia Event

Takim zyrtar mes Odës Sllovene të Bizneseve dhe Bankës Qendrore të Kosovës

Drejtori Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, z. Bajram Fusha, zhvilloi një takim zyrtar me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili (Ph.D.), dhe ekipin e tij. Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit në sektorin financiar, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), avancimin e sistemit të pagesave të menjëhershme përmes TIPS Clone, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të BQK-së për të forcuar përfshirjen financiare dhe për të promovuar politika të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitet afatgjatë financiar. Gjithashtu, u theksua rëndësia e zhvillimit të kanaleve alternative të financimit përmes tregut të kapitalit, rritja e disponueshmërisë së të dhënave publike ekonomike dhe financiare për të mbështetur promovimin e investimeve, si dhe forcimi i dialogut të strukturuar midis institucioneve publike dhe komunitetit të biznesit. Falënderojmë Guvernatorin Ismaili dhe ekipin e tij për mikpritjen dhe shkëmbimin konstruktiv mbi zhvillimet aktuale në sektorin financiar.

📅 2025-07-23
Slovenia Event

Takim pune me Qendrën e Biznesit në Suharekë – Mundësitë e AGRA 2025 dhe bashkëpunimi ndërinstitucional

Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, vizitoi Qendrën e Biznesit në Suharekë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave dhe prezantimit të mundësive që ofron Panairi Ndërkombëtar #AGRA2025 në Slloveni për bizneset vendore. Gjatë takimit u diskutua për hapat konkretë drejt bashkëpunimeve të reja dhe ndërlidhjes së bizneseve të komunës me tregjet ndërkombëtare. Oda Sllovene e Bizneseve u prit nga Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, z. Refki Zogaj, si dhe nga anëtarët e Bordit të Qendrës, me të cilët u dakordua për vazhdimësi të bashkëpunimit në projekte zhvillimore.

📅 2025-07-17
Slovenia Event

Mirë se vjen Royal Beverage LLC në Odën Sllovene të Bizneseve!

Me kënaqësi njoftojmë se kompania Royal Beverage është tashmë anëtare e Odës Sllovene të Bizneseve! Gjatë vizitës sonë në fabrikën e tyre, patëm mundësinë të shohim nga afër një ambient prodhimi shumë të organizuar, të pastër dhe plotësisht të standardizuar sipas kërkesave më të larta ndërkombëtare të kësaj industrie. Përkushtimi i Royal Beverage për cilësi, siguri ushqimore dhe inovacion e bën këtë kompani një model të vërtetë për prodhuesit në Kosovë dhe më gjerë. Bashkëpunime të reja, mundësi të reja dhe një komunitet biznesor gjithnjë e më i fortë – së bashku për zhvillim ekonomik dhe sukses të përbashkët!

📅 2025-07-16
Slovenia Event

Emisioni për prezantimin e Odës Sllovene të Bizneseve dhe pjesëmarrja në AGRA 2025

Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, ishte i ftuar në emisionin Ekonomiks, ku foli për zhvillimet e fundit ekonomike dhe angazhimet konkrete të Odës në mbështetje të bizneseve. Temë qendrore e diskutimit ishte pjesëmarrja e kompanive nga Kosova në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit dhe Bujqësisë AGRA 2025 në Slloveni – një mundësi e rëndësishme për promovimin e produkteve vendore dhe krijimin e lidhjeve të reja ndërkombëtare. 🔹 Për më shumë rreth këtyre aktiviteteve dhe planeve të ardhshme të Odës, ju ftojmë të shikoni emisionin në linkun më poshtë: Emisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=YaCNJsj3afI&feature=youtu.be

📅 2025-07-15
Slovenia Event

Thirrje për Pjesëmarrje – Delegacioni i Kosovës në Panairin Ndërkombëtar AGRA 2025

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se këtë vit, pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar AGRA 2025 — i cili do të mbahet nga 23 deri më 28 gusht 2025 në Gornja Radgona, Slloveni — do të organizohet nga Oda Sllovene e Biznesit në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). 📌 Mbështetja përfshin: ✅ Shpenzimet për hapësirën ekspozuese ✅ Ndërtimin e pavijonit kombëtar ✅ Regjistrimin dhe asistencën për deri në 10 kompani kosovare nga sektori i bujqësisë, ushqimit dhe pijeve Kompanitë pjesëmarrëse do të përzgjidhen përmes një thirrjeje publike, bazuar në kriteret zyrtare të pranueshmërisë dhe vlerësimit. 🗓️ Afati për aplikim: 29 korrik 2025 🗣️ Sesioni informues: 22 korrik 2025, ora 14:00, në ambientet e KIESA Për më shumë detaje dhe dokumentet e aplikimit, klikoni këtu: https://lnkd.in/dfNe5FQG Ftojmë të gjitha bizneset e interesuara të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar praninë e tyre në tregun slloven dhe më gjerë në atë evropian! Për më shumë informata rreth Panairit AGRA 2025: https://lnkd.in/eTMWBHUe

📅 2025-07-10
Slovenia Event

Takimi konsultativ me zyrën e BE-së për Tregtinë dhe Mjedisin e Biznesit

Më 8 korrik morëm pjesë në takimin konsultativ të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit, në prag të Mbledhjes së Nënkomitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime. Diskutimi theksoi rolin thelbësor të shoqërisë civile dhe sektorit privat në formësimin e politikave dhe përafrimin me standardet evropiane. Kontributi i tyre është kyç për ta bërë ndikimin e BE-së më të prekshëm dhe më të afërt me qytetarët. Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, ndau sfidat dhe prioritetet kryesore që përballen bizneset në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm dhe të favorshëm për zhvillimin ekonomik, si shtyllë e procesit të integrimit evropian. Oda Sllovene e Biznesit përshëndet gatishmërinë për rifillimin e dialogut në kuadër të heqjes graduale të masave dhe mbetet e përkushtuar të japë kontribut aktiv në mbështetje të rrugës evropiane të Kosovës përmes dialogut konstruktiv dhe reformave konkrete të politikave.

📅 2025-07-08
Slovenia Event

Oda Sllovene e Bizneseve të Kosovë në Forumin Global Slloven 2025 – Një zë strategjik për bashkëpunimin ekonomik mes Sllovenisë dhe Kosovës

Forumi Global Slloven 2025, i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, në bashkëpunim me Spirit Slovenia dhe partnerët institucionalë, mblodhi rreth 400 pjesëmarrës, përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë, diplomatë ekonomikë, udhëheqës biznesesh, përfaqësues të Klubeve të Biznesit Sllovene, dhoma ekonomike, përfaqësues të akademisë dhe institucioneve të inovacionit. Forumi trajtoi përgjigjet strategjike ndaj zhvillimeve globale përmes diskutimeve të fokusuara mbi inteligjencën artificiale, tranzicionin e gjelbër, tërheqjen e investimeve me vlerë të lartë dhe tregjet ndërkombëtare në zhvillim. U theksua rëndësia e sistemeve të koordinuara të mbështetjes për zgjerimin ndërkombëtar si dhe roli vendimtar i partneriteteve globale në ndërtimin e ekonomive të qëndrueshme dhe konkurruese në shkallë globale. Duke përfaqësuar një rrjet të gjerë kompanish sllovene dhe kosovare, Klubi Slloven i Biznesit në Kosovë rikonfirmoi përkushtimin e tij për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, lehtësimin e qasjes në treg dhe promovimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve. Gjatë sesioneve të dedikuara të rrjetëzimit B2B të Forumit, Klubi pati mundësinë të paraqesë potencialin investiv të Kosovës dhe të shfaqë raste të suksesshme bashkëpunimi me kompani sllovene, duke vendosur lidhje të reja me diplomatë ekonomikë, ambasadorë dhe liderë ndërkombëtarë të biznesit dhe inovacionit. Pjesëmarrja në këtë Forum theksoi më tej misionin e Klub-it Slloven të Biznesit në Kosovë për të ndërtuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe për të avancuar lidhjet ekonomike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës në një kontekst gjithnjë më global dhe të shtyrë nga inovacioni.

📅 2025-06-13
Slovenia Event

Konsultim me përfaqësuesit e Klubeve Sllovene të Bizneseve nga jashtë vendit

Oda Sllovene e Bizneseve, përfaqësuar nga Drejtori z. Bajram Fusha, mori pjesë në konsultimin strategjik së bashku me përfaqësues të tjerë të klubeve afariste sllovene nga jashtë vendit. Takimi, i organizuar nga agjenci publike SPIRIT Slovenija, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit ndërkombëtar, duke riafirmuar vlerën e rrjetit të partnerëve të ndërtuar ndër vite, i cili vazhdon të mbështesë kompanitë në qasjen në tregje të reja dhe në zgjerimin global. Ky aktivitet gjithashtu përgatiti terrenin për Forumin Global Slloven që u mbajt me 13 Qershor në Maribor – një ngjarje e dedikuar nxitjes së ideve të reja, forcimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe hapjes së mundësive të reja për bizneset.

📅 2025-06-12
Slovenia Event

Pjesëmarrje në Ditën Kombëtare të Sllovenisë

Morëm pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik.

📅 2025-06-07
Slovenia Event

Pjesëmarrje në Festivalin Balkonnect 2025

Morëm pjesë në Festivalin Balkonnect me mbi 450 pjesëmarrës nga 37 shtete. Klubi mori pjesë në takimet B2B për bashkëpunime strategjike në sektorë si ICT, energji e rinovueshme dhe ekonomi rrethore.

📅 2025-06-03
Slovenia Event

Oda Sllovene e Bizneseve mori pjesë në Konferencën POINT 13 në Sarajevë

Oda Sllovene e Bizneseve ishte pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare POINT 13, e cila u mbajt në Sarajevë dhe mblodhi aktorë nga rajoni për të diskutuar të ardhmen e zhvillimit inovativ, integritetin e informacionit dhe të drejtave digjitale. Në mesin e temave kyçe, nga ndërtimi i infrastrukturës digjitale, e deri te përparimi i të drejtave dhe transparencës në epokën digjitale, Oda Sllovene e Bizneseve paraqiti perspektivën e sektorit privat dhe theksoi rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme dhe bashkëpunimit ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

📅 2025-05-30
Slovenia Event

Forumi i Biznesit Planica 2025

Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve, z. Bajram Fusha, prezantoi në Forumin e Biznesit Planica 2025 mundësitë për të bërë biznes në Kosovë, para Odave Ekonomike Sllovene dhe investitorëve potencialë. U theksuan avantazhet konkurruese të Kosovës dhe u promovuan mundësitë për bashkëpunim në sektorë si energjia, logjistika dhe ICT.

📅 2025-03-29
Slovenia Event

Memorandumi i Bashkëpunimit me PREFAB Cluster

Oda Sllovene e Bizneseve dhe Prefab Kosova Cluster nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, duke forcuar lidhjet ekonomike dhe promovuar zhvillimin e industrisë së shtëpive modulare ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ky memorandum formalizon përkushtimin për aktivitete të përbashkëta si Forumet Ekonomike Slloveni-Kosovë dhe mbështetje për ndërtimin e lidhjeve të reja të biznesit.

📅 2025-02-19
Slovenia Event

Pjesëmarrja në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë AGRA 2024 në Gornja Radgona, Slloveni

Panairi AGRA 2024 u shndërrua në një qendër graviteti për inovacion dhe zhvillim bujqësor, duke bashkuar teknologjitë më të fundit, praktikat më të mira dhe zgjidhjet inovative për bujqësinë moderne. Me një fokus të veçantë në mbrojtjen e ambientit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore bujqësore, panairi ofroi një ndërthurje të fuqishme mes traditës dhe inteligjencës artificiale. Delegacioni nga Kosova, i përbërë nga Oda Sllovene e Bizneseve dhe biznese anëtare, mori pjesë në AGRA 2024, duke përfaqësuar interesat e sektorit privat dhe duke lehtësuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në sektorin e bujqësisë dhe industrive të ndërlidhura.

📅 2024-08-29
Slovenia Event

Festa e Shtetësisë së Sllovenisë

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Sllovenisë, Oda Sllovene e Bizneseve mori pjesë në ceremoninë zyrtare, ku drejtori Bajram Fusha pati kënaqësinë të takohet me znj. Urška Klakočar Zupančič, Kryetare e Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë. Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve

📅 2024-07-01

Aktivitetet e ardhshme

15
Apr
2026

Ftesë për Webinar: Investimi Strategjik në Metale të Çmuara — Elementum World

Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë (EAC) ka kënaqësinë t'ju ftojë në webinarin online Elementum World, të organizuar në bashkëpunim me partnerët tanë. Ky sesion do të mbledhë ekspertë të njohur për të diskutuar qasjen strategjike ndaj metaleve të çmuara, me fokus në: Pronësinë e mbrojtur ligjërisht dhe fizikisht Likuiditetin global Ruajtjen afatgjatë të vlerës Menaxhimin etik dhe transparent të pasurisë Gjithashtu do të prezantohen raste studimore dhe praktikat më të mira të investimeve në metale të çmuara në tregun slloven, duke përfshirë segmentin e biznesit (B2B) dhe atë të konsumatorit (B2C). 📅 15 Prill 2026 🕐 11:00 CEST 💻 Online | Në gjuhën angleze 🎟️ Pjesëmarrja falas (vende të kufizuara) 👉 Regjistrohuni këtu: https://us06web.zoom.us/.../reg.../WN_9PcRqPwPTf-WhfTffMCbvQ Mos e humbisni këtë mundësi!

11:00 - 14:00
Online
21 May - 23 May
2026

Balkonnect Festival 2026

Balkonnect Festival 2026 rikthehet më i madh dhe më ambicioz, duke u mbajtur nga 21 deri më 23 maj 2026 në Tiranë, Shqipëri. Pas edicionit të parë në Prishtinë, që bashkoi liderë të inovacionit, investimeve, teknologjisë, financave, industrisë, energjisë dhe sipërmarrjes, Balkonnnect zgjerohet me një prani më të fortë rajonale dhe ndërkombëtare. Festivali shërben si një platformë për ndërtimin e partneriteteve konkrete, lidhjen e bizneseve me investitorë dhe institucione, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe transformimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Gjithë ditën
Tirana, Albania
27 May - 28 May
2026

AGROKOS 2026

Panairi Ndërkombëtar i Agribiznesit, Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS 2026 do të zhvillohet më 27–28 Maj 2026 në Prishtinë, Kosovë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Si platformë kryesore në Ballkan për rrjetëzim dhe tregti në sektorin e agribiznesit, panairi ofron një mjedis strategjik për ekspozues vendorë dhe ndërkombëtarë për të prezantuar produktet në bujqësi, ushqim, pije dhe teknologjitë përkatëse, duke lehtësuar partneritete të reja dhe zgjerimin e tregut. Në kuadër të panairit zhvillohen gjithashtu seminare, workshope dhe konferenca me ekspertë të industrisë dhe aktorë institucionalë për të nxitur zhvillimin dhe inovacionin e sektorit.

Gjithë ditën
Prishtina, Kosova
03 Jun - 04 Jun
2026

EXPOKOS 2026

Panairi EXPOKOS 2026 do të mbahet më 27–28 Maj 2026 në Prishtinë, Kosovë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Si një nga ngjarjet promovuese dhe tregtare më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, EXPOKOS bashkon sektorë kyç si ndërtimi, energjia, minierat, siguria dhe mbrojtja, duke ofruar një platformë strategjike për rrjetëzim biznesi, zgjerim tregu dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Programi i panairit përfshin ekspozita të kompanive dhe aktivitete profesionale, përfshirë takime B2B, seminare, punëtori dhe prezantime ekspertësh, duke tërhequr vendimmarrës, vizitorë profesionalë dhe ekspozues nga rajoni dhe më gjerë

Gjithë ditën
Prishtina, Kosova
22 Aug - 28 Aug
2026

AGRA 2026

AGRA 2026 është panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar në rajon për sektorët e bujqësisë, ushqimit dhe pylltarisë, i cili do të mbahet nga 22 deri më 26 gusht 2026 në Gornja Radgona, Slloveni. Panairi ofron një platformë të fuqishme për prezantimin e teknologjive moderne, zgjidhjeve të qëndrueshme dhe krijimin e partneriteteve ndërkombëtare, duke bashkuar profesionistë dhe kompani nga i gjithë zinxhiri vlerësues bujqësor dhe ushqimor.

Gjithë ditën
Gornja Radgona, Slovenia
16 Sep - 20 Sep
2026

MOS 2026

MOS 2026 është panairi më i madh biznesor dhe tregtar në rajon, i cili do të mbahet nga 16 deri më 20 shtator 2026 në Celje, Slloveni. Ngjarja sjell së bashku mbi 50,000 vizitorë dhe rreth 650 ekspozues nga rreth 20 vende, duke ofruar një platformë për inovacion, ndërlidhje biznesi, zgjidhje për ndërtim të qëndrueshëm, teknologji, turizëm dhe mundësi të tjera zhvillimi

Gjithë ditën
Celje, Slovenia

Kontaktoni me ne

Nëse keni ndonjë pyetje, ofertë apo dëshironi të bashkëpunoni, mos hezitoni të na kontaktoni.

Kontakto Tani