Rrjeti Biznesor Slloveni–Kosovë
Ne lidhim kompani, sektorë dhe institucione nga të dy vendet për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata biznesi.
Koordinojmë misione ekonomike dhe i ndihmojmë bizneset kosovare të prezantohen në panaire në Slloveni dhe anasjelltas, duke rritur mundësitë e tregtisë.
Krijojmë mundësi takimesh direkte ndërmjet kompanive dhe ofrojmë platforma për ndarjen e përvojave dhe kontakteve të vlefshme.
Sigurojmë orientim ligjor, fiskal dhe rregullator për të ndihmuar investitorët të marrin vendime të informuara dhe të suksesshme.
Jemi zëri i bizneseve para institucioneve shtetërore dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar një klimë të favorshme investimesh.
Promovojmë Kosovën si destinacion tërheqës për investitorët sllovenë dhe lehtësojmë procedurat për investimet e tyre.
E themeluar në vitin 2013, Oda Sllovene e Biznesit mbështet bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës dhe shërben si urë lidhëse për kompanitë që synojnë të zgjerojnë aktivitetin, të investojnë dhe të bashkëpunojnë në të dy tregjet. Si një platformë që promovon bashkëpunimin ekonomik dypalësh, Oda Sllovene e Bizneseve ofron mbështetje për anëtarët e saj në fusha kyçe si hyrja në treg, themelimi i bizneseve, promovimi i investimeve dhe angazhimi institucional. Ne bashkëpunojmë ngushtë me kompani, institucione shtetërore dhe organizata zhvillimore për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe për të nxitur një klimë të favorshme për biznesin ndërmjet dy vendeve. Oda luan një rol aktiv në lidhjen e aktorëve relevantë, krijimin e partneriteteve dhe nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë në të gjitha sektorët e ekonomisë. Duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërkufitar dhe duke promovuar zhvillimin e përbashkët ekonomik, Oda Sllovene e Biznesit mbetet një partner i besueshëm dhe i orientuar drejt rezultateve për bizneset që synojnë zgjerimin ndërkombëtar dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.
Drejtor Ekzekutiv
EAC – Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, në bashkëpunim me Flori Diamonds, Elementum nga Sllovenia dhe me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon më 9 shtator 2026 në Prishtinë një Forum Biznesi me fokus në sigurinë financiare dhe investimet në metale të çmuara. 🇸🇮 Elementum, kompani e specializuar nga Sllovenia në fushën e investimeve në metale të çmuara, do të përfaqësohet nga dy ekspertë, të cilët do të ndajnë përvojën, praktikat dhe qasjet sllovene në këtë fushë. Gjatë Forumit do të trajtohen tema me rëndësi për individët dhe bizneset, me fokus të veçantë në: Sigurinë financiare Diversifikimin e aseteve Investimet në metale të çmuara Ruajtjen afatgjatë të vlerës së aseteve Ky Forum Biznesi vjen si vazhdim i interesimit të krijuar gjatë webinarit të organizuar më herët këtë vit, i dedikuar ekspertizës dhe përvojës sllovene në sigurinë financiare dhe investimet në metale të çmuara. Forumi do të mbledhë përfaqësues të institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, kompani nga Kosova dhe Sllovenia, investitorë dhe partnerë të ftuar, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim të njohurive dhe përvojave, diskutim të hapur dhe krijimin e kontakteve të reja. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësi për Q&A, networking dhe takime B2B, duke ofruar hapësirë për të eksploruar partneritete të mundshme, mundësi të reja biznesi dhe bashkëpunim të ardhshëm. Detajet e Forumit 📅 Data: 9 shtator 2026 🕐 Ora: 13:00 📍 Lokacioni: Prishtina Mall, Flori Gallery, Kati i 1-rë Konfirmimi i pjesëmarrjes 📩 Pjesëmarrja duhet të konfirmohet paraprakisht në emailin zyrtar të Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë: odasllovene@gmail.com 🇸🇮🇽🇰 Përmes këtij Forumi Biznesi, EAC – Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë, së bashku me partnerët e saj, synon të krijojë mundësi për shkëmbim të përvojave dhe njohurive, si dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të biznesit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
MOS 2026 është panairi më i madh biznesor dhe tregtar në rajon, i cili do të mbahet nga 16 deri më 20 shtator 2026 në Celje, Slloveni. Ngjarja sjell së bashku mbi 50,000 vizitorë dhe rreth 650 ekspozues nga rreth 20 vende, duke ofruar një platformë për inovacion, ndërlidhje biznesi, zgjidhje për ndërtim të qëndrueshëm, teknologji, turizëm dhe mundësi të tjera zhvillimi
Nëse keni ndonjë pyetje, ofertë apo dëshironi të bashkëpunoni, mos hezitoni të na kontaktoni.
Kontakto Tani